Botë

Merkel e Seehofer gjejnë gjuhën për emigrantët

27.06.2018 10:14

Kur dukej se kriza e emigrantëve do të sillte çarje në koalicioni qeverisës në Gjermani....

Kur dukej se kriza e emigrantëve do të sillte çarje në koalicioni qeverisës në Gjermani, kristian-demokratët e Kancelares Merkel dhe kristian-socialët e ministrit të Brendshëm Seehofer, i zbutën tonet në përpjekje të gjetjes së një ujdie.
 
Kancelarja Angela Merkel propozoi që një zgjidhje për përballimin e fluksit të jepet në Samitin e BE më 28 dhe 29 Qershor, duke përsëritur se emigrantët janë një sfidë jo vetëm e Gjermanisë, por e të gjithë unionit. Konflikti mes Merkel dhe Zehofer rrezikoi të rrëzojë qeverinë në Gjermani.
 
Aleati i vjetër i Kancelares ishte i vendosur për zbatimin e masterplanit të tij për emigrantët, që parashikonte dëbimin e atyre që nuk kishin aplikuar për azil në Gjermani, një ide e kundërshtuar fort nga Merkel./Tv Klan