Maqedoni
Vendimi për datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë, Zaharieva: Hap shumë i madh për të dyja vendet
27.06.2018 11:52
Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas takimit në Luksemburg

Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas takimit në Luksemburg, deklaroi se kësaj rradhe Këshilli Evropian përfundimisht morri vendimin e duhur për zgjerimin e Unionit, ndërsa për Maqedoninë dhe Shqipërinë ky është hap shum i madh. Ajo sqaroi se procesi për fillimin e negociatave mund të fillojë zakonisht 6-7 muaj pas vendimit të Këshillit.
“Nuk do ta fsheh se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim jashtëzakonisht të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët në rajon. Ky vendim jo vetëm se e rrit besimin në BE, por tregon se i plotësojmë obligimet të cilat i ndërmarrim ndaj qytetarëve në këtë rajon, ndërsa perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm deklarative. Ky është vetëm fillimi, procesi do të fillojë, ka shumë punë që duhet bërë”, tha Ekaterina Zaharieva, ministre e jashtme e Bullgarisë.
