Botë
Shpërthim në një spital në Teksas
27.06.2018 12:55
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një spital në Teksas....

Shpërthimi ndodhi të martën në një zonë në ndërtim e sipër në objektin në qytetin e Gatesville. Shkaku ishte një gjenerator elektrik kishte hedhur në erë në vend. Pacientët dhe pleqtë në azil u evakuan dhe energjia elektrike u shkëput në disa zona.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregon tymin e zi në ajër në Spitalit Memorial të Coryell. Shpëthimi ndodhi në një pjesë të spital ku po punohej për të ndërtuar hapësira shtesë. Disa prej të lënduarve pësuan djegje të rënda dhe u dërguan në spital. Po bëhen kërkime për të gjetur viktima të tjera nën rrënoja.
