Botë

Hollandë, "Ne nuk do të heshtim!", gazeta paralajmëron autorët e sulmit

27.06.2018 13:23

"Ne nuk do të heshtim"! Me këtë titull është hapur e përditshmja më e madhe holandeze De Telegraaf...

"Ne nuk do të heshtim"! Me këtë titull është hapur e përditshmja më e madhe holandeze De Telegraaf një ditë pas sulmit të zyrave qendrore të saj. Ndërkohë në kopertinë shfaqet furgoni i bardhë që goditi fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit.
 
Ngjarja ka ndodhur në oret e hershme të mengjesit te sotem.Fatmirësisht nuk pati të lënduar por shpejt u bë e qartë se ky ishte një sulm i qëllimshëm, me shumë gjasa një paralajmërim për gazetën për të bërë pas. Sulmi pasoi bombardimin e ndërtesës së botuesit Pijper Media, i cili publikon ndër të tjera revistën e krimit Panorama.
 
Policia i sheh të dy sulmet një reagim ndaj botimeve të kohëve të fundit mbi krimin e organizuar. Panorama dhe De Telegraaf  kanë publikuar javën e kaluar shkrime për bastisjen policore të banesave të dy udhëheqësve të të ashtuquajturës "Mocro-mafias". Dy të kërkuarit, sipas policisë dhe gjyqësorit, qëndrojnë pas disa vrasjeve.