Maqedoni

Zaev: Vendimi i Këshillit, mesazh motivues për ne

27.06.2018 13:45

Hapja e negociatave me BE-në vitin që vjen dhe marrje e ftesës për në NATO...

Hapja e negociatave me BE-në vitin që vjen dhe marrje e ftesës për në NATO do të jenë kontribut vendimtar për zbatimin e suksesshëm i marrëveshjes historike me Greqinë dhe për një ardhmëri më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në fjalimin në Institutin austriak për marrëdhënie ndërkombëtare (OIP) në Vjenë, me temë “Drejt ardhmërisë së përbashkët evropiane të Evropës Juglindore – shembulli i Maqedonisë”. Sipas tij, Maqedonia bëri lëvizje të madhe përpara për vetëm një vit, nga kulmi i mossuksesit drejt aspiratave më të mëdha të saj – integrimin në BE dhe NATO. 
 
“Kur e nënshkruam marrëveshjen me Greqinë për zgjidhje të kontestit dhe partneritetit strategjik, zhvendosëm male dhe nuk duhet të dyshojmë, kjo është arritur me dëshirën tonë të ndershme për një të tanishme dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, rajonit, Evropës dhe botës. Çudirat janë të mundshme kur besojmë fuqishëm në vlera, të cilat, në rastin me Maqedoninë janë vlerat evropiane që, na nxitën ta ekspozojmë gjithë kredibilitetin tonë politik dhe të jemi transparent, kjo është rruga jona, ne hapemi drejt gjithë opinionit politik dhe shoqëror dhe për këtë arsye po avancohemi”, tha kryeministri Zaev.
 
Qeveria e re demokratike, pas regjimit 10-vjeçar, hyri në aksion reformues për ripërtëritje dhe zhvillim të vlerave demokratike, qeverisjen e të drejtës dhe drejtësinë, sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e tyre ekonomik, në ripërtëritje të marrëdhënieve me miqtë e tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe në ringjalljen e marrëdhënieve me të gjithë miqtë e Maqedonisë nga bashkësia ndërkombëtare tha Zaev.
 
“Ne treguam lidership në tentimin që t’i mbyllim të gjithë çështjet e hapura me fqinjët e tanë. Falë të njëjtave përpjekje të sinqerta të qeverive të Bullgarisë dhe Greqisë dhe pjekurisë së vendeve nga të gjithë vendet në Evropën Juglindore, arritëm të dërgojmë mesazh të fuqishëm – se Ballkani Perëndimor ose Evropa Juglindore, është Evropë”, potencoi kreministri.
 
Ai informoi se marrëveshja është ratifikuar, se do të organizohet referendum në vjeshtë dhe shfaqi bindje se “qytetarët e Maqedonisë do t’i mbështesin vendimet e vërteta”. Theksoi se mbi 75 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në BE dhe NATO, me anëtaret e të cilave, siç tha, ndajmë vlera të njëjta.
 
Zaev përkujtoi se Maqedonia e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim me BE-në në vitin 2001, mori statusin kandidat në vitin 2005 dhe rekomandimin e parë në vitin 2009, kur mbeti në “sallën e pritjes” për përgatitje për negociata për inkuadrim. 
 
Sot jemi të përgatitur edhe politikisht dhe në mënyrë institucionale. Ne jemi të inkurajuar nga strategjia për zgjerim të BE-së. Ne i implementuam kushtet e vendosura nga ana e BE-së në vitin 2014/2015 dhe kemi rekomandim të qartë, tha Zaev.
 
“Tani jemi shoqëri funksionale multietnike dhe multiregjilioze, e mbështetur në qeverisje të fuqishme të së drejtës, vend në të cilin qytetarët kanë të drejta të barabarta, por edhe obligime të barabarta para ligjit. Treguam se dallimet mund të jenë përparësi, e jo pengesë. Ne e dërgojmë këtë në Evropë dhe e pasurojmë Evropën me traditë dhe kulturë. Maqedonia është vend i vogël, por shpresë të madhe për Ballkanin. Ne jemi shembull pozitiv dhe i inkurajojmë të tjerët t’i rrisin përpjekjet për reforma dhe t’i tejkalojnë kontestet”, tha kryeministri. 
 
Tek qytetarët e Maqedonisë, potencon Zaev, qytetarët evropianë fitojnë aleatë në përpjekjet për botë zhvillimore, stabile dhe të prosperar në të cilin respektohen të drejtat e njeriut.