Maqedoni
Data për anëtarësim në BE, Boshnjakovski: Qeveria ka plan për reformat
27.06.2018 14:07
Qeveria e Maqedonisë përshëndet vendimin e Këshillit të BE-së për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në qershor të 2019-ës....

Zëdhënësi I qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se qeveria I ka të qarta detyrimet që duhet të përmbushë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Duhet të arrihen rezultate evidente në reformimin e gjyqësorit, hetime aktive dhe përmbyllje të rasteve korruptive dhe kriminale përfshi edhe nivelet e larta. Reformim nevojitet edhe në shërbimet e sigurisë dhe administratë. Sipas Boshnjakovskit qeveria ka përpiluar plan të detajuar për detyrat që duhet realizuar.
“Së shpejti do të publikohet edhe plani 18-të dhe në të do të përfshihen të gjithë indikatorët se çka saktë do të duhet të punohet. Ju sigurojmë se dijmë saktë se çfarë po punojmë dhe kjo u njoh nga mbarë BE-ja. Do të duhet të kemi rezultate evidente në proceset që janë duke u realizuar, kemi reforma në shërbimet e sigurisë, diçka që nisëm dhe në mënyrë intensive po punojmë me planin 3-6-9 I cili së shpejti do të rezultojë me hapjen e agjencisë ATO dhe e treta janë reformat në administratë. Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin tonë në reformat deri në qershor të 2019-ës", tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.
Analiza botërore tregon se me anëtarësimin në BE, pritet rritje të ekonomisë dhe investimeve të huaja. Estonia ka trefishuar investimet e huaja nga 960.5 milion euro investime në 3.1 miliardë. Maqedonia gjithashtu do të përfitojë edhe nga ndihmat financiare europiane, por fillimisht duhet përmbushur reformat dhe finalizuar çështjen e emrit që gjithashtu është renditur si kusht për anëtarësim.
MERAL ISMAILI
