Milloshovski: Kujdes me mardhëniet ndëretnike
Në një intervistë për “Inbox 7”, Milloshovski thotë se cdo element publik, medium ose institucion, duhet të ketë ndjenjë për kujdes më të madh kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike sepse ato shumë lehtë mund të bëhen objekt i manipulimit dhe keqpërdorimit.....

Nënkryetari i Parlamentit, Antonio Milloshoski , thotë se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni përherë kanë qenë temë e ndjeshme, dhe posaçërisht pas konfliktit të 2001 u bënë edhe më të ndjeshme.
Në një intervistë për “Inbox 7”, Milloshovski thotë se cdo element publik, medium ose institucion, duhet të ketë ndjenjë për kujdes më të madh kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike sepse ato shumë lehtë mund të bëhen objekt i manipulimit dhe keqpërdorimit.
13 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e vërej se Marrëveshja e Ohrit është një edhe më tutje për të ekzistojnë së paku dy lexime ose interpretime, thotw ai.
Milloshovski ka komentuar edhe miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuarnë parlament, pa opraninë e opozitës dhe pa debat publik. Мilloshoski thekson se parimi i demokracisë parlamentare nuk fillon në Parlament, por përfundon dhe realizohet këtu.
"Demokracia fillon në kulturën politike në vetë partitë politike. Në këtë moment vlerësoj se parimi i demokracisë parlamentare nuk është mjaftueshëm i zhvilluar te të gjitha partitë politike, posaçërisht në partinë më të madhe opozitare, e cila, që të gjejë arsyetim për rezultatet zgjedhore, e hodhi atë në punën e kuvendit. Bojkoti është i dëmshëm për vetë LSDM-në dhe për punën e Kuvendit edhe për autoritetin e shtetit” komenton nënrkyetari I parlamentit Antonio Milloshovski për “Inbox 7”.
