Maqedoni
Ligji për referendum, Deskoska: Nuk kemi vendim nëse do ketë ndryshime
27.06.2018 14:26
Ende nuk ka një qëndrim të qartë qeveritar për ndryshimet në rregullativën ligjore për organizimin e referendumit për emrin që duhet të mbahet në vjeshtë....

E kemi parasyh që bëhet fjalë për një ligj të vjetëruar e të paharmonizuar me Kodin Zgjedhor, deklaroi minidrtja e drejtësisë Renata Deskoska, duke pohuar gjithsesi se për momentin, nuk ka një qëndrim përfundimtar nëse do të ketë ose jo ndryshime në ligjin për referendum. Por sipas saj, edhe nëse do të ketë ndryshime, ato do të ishin të natyrës teknike e jo ndryshime thelbësore.
"Teksti i Ligjit për referendum, aktualisht mbështetet në ligjin për listën zgjedhore, që nuk ekziston më dhe është ndryshuar me Kodin zgjedhor. Më tej thiret se mbështetet në ligjin për zgjehjde të deputetëve që gjithashtu më nuk ekziston, edhe ai tashmë është zëvëndësuar me Kodin Zgjedhor. Gjithashtu edhe në pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës për votim, kjo ndryhson nga e drejta për të zgjedhur. Ligji për referendum operon me një procedurë që mbrohet nga Gjykata e lartë derisa procedurat për Kodi Zgjedhor I referohen gjykatave themelore", tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.
Gjithsesi sipas saj, cështjen e referendumit do të duhet ta definojë Kuvendi, varësisht nga data që do të caktohet për mbajtjen e tij. Për momentin nga minisrtia edrejtësisë nuk janë kërkuar të fillohen aktivitete në lidhje me referendumin.
Duke folur ndërkohë për sundimin e së drejtës në kuadër të seminarit të 98-të Ros Rot, ajo potencoi fillimin e reformave në gjyqësor, sjelljes së strategjisë dhe ndryshimet e bëra ligjore, si dhe planifimin e mekanizmave për implementimin e ligjeve.
REXHEP QAMILI
