Njohja e patentë shoferit në Gjermani, Hoxha: Marrëveshja finalizohet ditët në vijim

27.06.2018 14:54

Personat të cilët posedojnë patentë shoferë të lëshuar nga organet kompetente të Maqedonisë...

Personat të cilët posedojnë patentë shoferë të lëshuar nga organet kompetente të Maqedonisë e që janë me vendqëndrim në Gjermani munden në çdo kohë që ta ndërrojnë patentën e shoferit me atë të Gjermanisë. 
 
Marrëveshjen mes dy shteteve të arritur e kumtoi edhe zëdhënësi i QevErisë, Muhamet Hoxha i cili theksoi se marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijm nga ministritë përkatëse të dyja vendeve. 
 
“Në fakt pas një komunikimi intensiv mes dy minsitrive në maj të këtij viti u miratua deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Rebulikës federale të Gjermanisë me çka parashihet që pas nënshkrimit së deklaratës së përbashkët, të egzistoj mundësi për ndryshim të lejeve nacionale për vozitje për dyjat shtete, gjejgësisht njohje reciproke të lejeve për vozitje. Sipas informacioneve që kemi nga Minsitria e Punve të Brendshme presim që shumë shpejt kjo të nënshrkuhet nga ana e dy minsitrive dhe e njejta të filloj të praktikohet në të dy shtetet”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.