Maqedoni
Zaharieva: Sollëm vendim të vështirë, por të mirë për BE-në
27.06.2018 16:09
Vendimi për dhënien e datës me kusht për fillimin e negociatave me Maqedoninë nuk ishte i lehtë, ka deklaruar ministrja e jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva....

Ky vendim sipas saj dëshmon se prespektiva evropjane e vendeve ballkanike nuk është vetëm deklarative por edhe realitet. Ajo e quan afat racional fillimin e bisedimeve pas një viti, për faktin e mundësisë së kryerjes se obligimetve që dalin nga vendimi i djeshëm i Këshillit Për Punë të Përgjithshme.
"Nuk do ta fsheh se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim jashtëzakonisht të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët në rajon. Ky vendim jo vetëm se e rrit besimin në BE, por tregon se i plotësojmë obligimet të cilat i ndërmarrim ndaj qytetarëve në këtë rajon, ndërsa perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm deklarative", tha Ekaterina Zaharieva, ministre e jashtme e Bullgarisë.
Vendimi është përshëndetur edhe nga Komisioni Evropjan. Sipas konkluzave, KE tani duhet të fillojë me përgatijen e terrenit për hapjen e bisedimve, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.Sigurojnë përkrahje në arritjen e reformave.
"Ky është një sinjal i rëndësishëm dhe pozitiv për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit në tërësi. Komisioni Evropjan do të vazhdojë ti përkrah vendet të arrijnë rezulatet e qëndrueshme, në vecanti në reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, adminsitratë publike, sektore që kanë impakt të madh në jetë ne përditshme të qytetarëve", tha Margaritis Shinas, zëdhënës i KE-së.
Përkrahje edhe nga Parlamenti Evropjan. Plotësisht mbështes Maqedoninë dhe Shqipërinë në këtë proces dhe besoj në përprjekjet e tyre në axhendën e reformave, ka thënë eurodeputeti Eduard Kukan Kukan në komunkatën e tij. Edhe ambasadori i Francës Timoni inkurajon vendin të ec përpra, drejt shtëpisë së përbashkët evropjane.
"Tash dokumenti është përpara shefave të shteteve dhe qeverive dhe pritet të miratohet. Me një fjalë ju them, ecni vetëm përpara", tha Kristijan Timonie, ambasador i Francës në Maqedoni
Tani pritet që Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin e Keshillit per Pune te Pergjithshme.
NERMIN MULAKI
