MAQEDONI

Zgjidhet problemi i parkimit në qendër të Shkupit

02.08.2014 15:37

Makinat do të jenë 24 orë në ditë nën mbikqyrjen e 49 kamerave që janë vendosur në të 9 katet e garazhës. Aty ka vend për 516 makina, ka një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë dhe 3 mijë metra hapësirë administrative.........

Në qendër të Shkupit u lëshua sot në përdorim parkimi i ri në kate. Qytetarët do të mund të parkohen në këtë garazh modern për vetëm 30 denarë në orë.

Makinat do të jenë 24 orë në ditë nën mbikqyrjen e 49  kamerave që janë vendosur në të 9 katet e garazhës. Aty ka vend për 516 makina, ka një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë dhe 3 mijë metra hapësirë administrative. Investimi kap vlerën 8 mijlion  euro . Kryeministri Gruevski tha me këtë rast se problemet e qytetarëve realizohen me vepra konkrete dhe kjo është mënyra më e mirë për tua uruar atyre festën.

“Në këtë mënyrë ne rregulluam një ndër problemet më të mëdha për Shkupin,  zgjidhëm problemin me parkimin. Ajo që ishte problem një kohë të gjatë ne e zgjidhëm hap pas hapi me vision të qartë dhe me punë të palodhshme . ndërtuam garazhe në kate, zgjeruam rrugët dhe bulevardet dhe hapëm këtë garazh modern në qendër të Shkupit aty ku më shumë kishte nevojë”,  tha Gruevski.

Ky është garazhi i 3 që lëshohet në funksionim nga 7 sa janë planifikuar të ndërtohen dhe autoritetet thonë se Shkupi po shndërrohet në një metropol të vërtetë që u ofron edhe lehtësi parkimi shkupjanëve dhe turistëve që vizitojnë kryeqendrën. (Ardita Ymeri, TVM2)