Besa e Kasamit: Dera u zhbllokua, nuk është hapur tërësisht
Partitë politike shqiptare në vend, kanë dërguar sinjale pozitive institucioneve të vendit që të vazhdojnë me reformat...

Partitë politike shqiptare në vend, kanë dërguar sinjale pozitive institucioneve të vendit që të vazhdojnë me reformat, sepse kjo është një mundësi më e mirë që i është dhënë vendit, dhe se kjo do të jetë udhëkryqi vendimtarë i Maqedonisë për Integrim në Bashkimin Europian, në të kundërtën Maqedoninë dhe Ballkanin e pret stagnim dhe azgjësim të aspiratave europiane.
“Këtë raport Lëvizja Besa e vlerëson si një zhbllokim të derës për hyrje në BE, por jo edhe hapje të tërësishme të saj. Me faktin se bisedimet do të duhet të fillojnë vetëm pas përmbushjes së kritereve të disa fusha, tregon se edhe kjo Qeveri nuk ka mund që ti përmbushë, dhe ti bënë reforma cilësore pikërishtë në këto fusha, të cilat kanë qenë pikë e dobët nga regjimi i kaluar” – tha Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa e Bilal Kasamit.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT: NUK KA VENDIM POZITIV, KA SHTYRJE TË DATËS
Më të ashpër në qëndrimet e tyre kanë qenë nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë pohuar se në vendimin e djeshëm nuk ka pasë datë të prerrë për fillim të bisedimeve, por shtyerje të datës për fillimin e negociatave për një vit.
“Në konkluzat e Bashkimit Europian për Maqedonin të miratuara dje, Shtetet anëtare të BE-së vendosën që ta shtyen vendimin për hapjen e negociatave me shtetin tonë deri në vitin e ardhëshëm. Pra nuk ka pasur vendim për hapjen e bisedimeve siq po gënjejnë qeveria LSDM-BDI. Përpos progresit të shënuar për zgjedhjen e emrit të Maqedonisë me Greqinën, u nënvizuan shumë vërejtje serioze përshkak të reformave të mirfillta të Qeverisë LSDM-BDI” – u shpreh Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.
BESA E GASHIT: PËRMBYLLIM REFORMAT, PËR TË PËRMBYLLUR PROCESIN
Nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit e cila është pjesë e Qeverisë, e kanë vlerësuar si mundësi e artë për vendin tonë dhe Ballkanin që me këto reforma, dhe tejkalim të sfidave, vendit tonë do ti mundësohet anëtarësim edhe në NATO.
“Mendoj se është një vlerësim optimal dhe inkurajues për Maqedoninë, pas gjithë asaj që Maqedonia ka bërrë në këtë periudhë, ky është një vlerësim i duhur dhe pozitiv ashtu siq deklaroi edhe Komisioneri Han. Shpresoj që deri në vitin e ardhëshëm kur do të duhet Maqedonia ti fillon bisedimet ti përmbyllim me suksesë reformat e nevojshme, që ky process të jetë i merituar, i mbarë dhe me prespektiv të sigurtë për anëtarësimin e vendit në NATO” – deklaroi Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa.
Të gjitha subjektet politike edhe njëherë potencuan se për tejkalimin më të sigurtë të sfidave të ardhëshme siq është hapja e 35 kapitujve me BE, do të jetë i domodoshëm bashkëpunim më i afërt i të gjitha subjekteve politike, sepse aspiratat për anëtarësim në BE dhe NATO janë synimet e përbashkëta të të gjitha subjekteve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
