SHVL-UÇK: Perdju fuqizoi qëndrimin tonë për njëanshmëri rreth emrit
Kryesia Qëndrore e SHVL UÇK-së, ka përshëndetur deklaratat e sotme të diplomatit amerikan Xhejms Perdju....

Kryesia Qëndrore e SHVL UÇK-së, ka përshëndetur deklaratat e sotme të diplomatit amerikan Xhejms Perdju.
“Në radhën e Personaliteteve që kontribuan në vitin 2001, ishte edhe Përpiluesi i Platformës së Marrëveshjes se Ohrit, Perdju. Ai edhe tani, jo vetëm që e përmendi atë, por bëri vërjetje për anashkalimin e saj gjatë Marrëveshjes për Emrin e Ri se, nuk është i bazuar në frymën e të drejtave të dy popujve dhe të tjerëve që jetojnë në këtë vend. Më parë këtë e konstatoi edhe ish Sekretari i NATO-s Robertson. Pra, fuqizohet qëndrimì ynë për njëanshmëri të çështjes së Emrit dhe çështjes së Gjuhës e shenjave të shenjta të Popullit tonë”, thonë nga SHVL-UÇK.
