Botë
Tajlandë asnjë gjurmë nga 12 fëmijët, vazhdojnë kërkimet
28.06.2018 12:17
Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e 12 futbollistëve të rinj të zhdukur në një shpellë në Tajlandëqë nga e shtuna, bashkë me tranjerin e tyre....

Djemtë e moshës 11 deri 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar hynë në shpellë të shtunën dhe që nga ai moment asnjë nuk ka pasur kontakt me ta.Koha e keqe dhe terreni i vështirë , pamundësojnë ekipet e shpëtimit të zhyten në shpellën e thellë, e cila tashmë edhe është përmbytur nga ui I lumit Chiang.
Por kryeministri I vendit Prayut Chan-o-cha, ende ka shpresë se fëmijët mund të jenë gjallë, dhe shpëtimtarët po kërkojnë një tjetër hyrje alternativë për ti shpëtuar. Autoritet kanë planifikuar që të shpuar një tunel në mal për të krijuar një pikë hyrjeje alternative. Ekspertët e shpellave thonë se për sa kohë që ata janë në një 'dhomë' mbi nivelet e përmbytjeve, kanë një shans për të mbijetuar.
Rreziqet më të mëdha për fëmijët janë hipotermia ose mungesa e oksigjenit. Në gjithë vendin njerëzit po luten për shpëtimin e tyre. Murgjit budistë që nga e hëna nuk pushojnë lutjet të cilave sot ju bashkangjitën edhe 4000 nxëns në shkollat e Tajlandës.
