MAQEDONI

Maqedonia feston Ilindenet

02.08.2014 14:37

Nën moton “Nga ëndrra drejt Diellit” Maqedonia ka shënuar sot ditën e Republikës , 111 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së......

Nën moton “Nga ëndrra drejt Diellit” Maqedonia ka shënuar sot ditën e Republikës , 111 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së.

Fillimisht presidenti Gjorgje Ivanov dhe zyrtarë të lartë kanë vendosur kurora lulesh përpara heronjëve ne sheshin Makedonija me ç’rast ka mbajtur fjalimin e tij edhe presidenti Gjorge Ivanov.

Ivanov me këtë rast ka deklaruar se vendi është duke luftuar për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, për të avancuar rrugën euro-atlantike, për të paqen e bashkëjetesën dhe për ta bërë Maqedoninë shtet ekonomikisht të fortë, ku të rinjtë do të kenë të ardhme.

“Ilindeni nuk është vetëm kryengritja e vitit 1903.Ilindeni është edhe KAÇKM-ja shtetformuese e vitit 1944 dhe pavarësia e Maqedonise e vitit 1991. R.M është realitet ne ballkan dhe Europë,. Ne jemi këtu, Maqedonas, shqiptarë, vllehë turq,sërbi,romë, boshnjakë dhe të gjithë jemi mirnjohës për pë të gjithë ata që ëndrruan larinë. Ashtu sic ilindenasit luftuan kundër robërisë ashtu sic pjesmarrësit e KACKM-së luftuan pë shtet edhe ne do të ashtu edhe ne  duke luftuar për drejtësi dhe dinjitet njerëzor do të luftojmë për një Maqedoni të përparuar dhe euroatlantike” theksoi presidenti Ivanov.

Festa me tubime popullore ka vazhduar në “Meçkin Kamen” në Krushevë dhe në fshatin kumanovar, Pelince.  Në flalimin e tij përpara të pranishmive në Pelince kryeministri Nikolla Gruevski tha injorimi i problemit që ka maqedonia po e limiton progresin e saj.

“Problemi i Maqedonise nuk është vetëm problemi ynë ai është problem i Evropës. Nëse dikush mendon se me injorimin e këtij problemi do të nxjerrë zgjidhje gënjehet thellë. Problemi i Maqedonisë i cili po e limiton progresin e saj është problem i cili stimulon mosdurim, stimulon mospajtime, stimulon jostabilitet, shkakton sfida. Injorimi vetëm se e ndihmon problemin që të rritet dhe thellohet dhe nuk e zgjedh atë”, deklaroi kryeministri Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka ftuar LSDM-ne opozitare për nje bashkpunim më të thellë. Ai gjithashtu ka folur edhe për rëndesinë e maredhenieve të mira ndëretnike në vend.

Ai tha se duhet të përpiqemi që ta mbindërtojmë atë që e kemi ndërtuar  vitet e kaluara dhe jo të kthehemi mbrapa duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohemi të krijojme kushte më të mira për qytetarët e vendit. (Naim Ramadani, TVM2)