Botë

Rreshjet e shitu paralizojnë Stambollin edhe Athinën

28.06.2018 12:55

Moti i keq që ka përfshirë gjithë Ballkanin dhe pjesë të Europës, po shkakton problem të shumta....

Një stuhi e fortë me shi, breshër e rrufe të njëpasnjëshme goditi Stambollin, duke paralizuar për orë të tëra trafikun. Pamjet filmike tregojnë rrugët e përmbytura nga uji. Për fat të mirë stuhia shkaktoi panikë, por jo edhe probleme më të mëdha. 
 
Edhe Athina u paralizua nga reshje te jashtëzakonshme shiu, të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona. Mbrojtja civile ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish. Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur.
 
Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidikit në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.