Maqedoni

Emërimi i abasadorëve, LSDM: Destruktiviteti i Ivanovit, dëmton shtetin

28.06.2018 13:23

LSDM akuzon presidentin Ivanov se po frenon rrjetin diplomatic të Maqedonisë...

LSDM akuzon presidentin Ivanov se po frenon rrjetin diplomatic të Maqedonisë, duke bërë që 20 përfaqësi diplomatike në mbarë botën, të jenë ende pa ambasadorë. Deputet i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, thotë se ky frenim i kompletimit të rrjetit diplomatik, bëhet në një kohë kur Maqedonia gjendet në momentet kyce të integrimit të saj euroatlantik.
 
Ai i apelon presidentit të emërojë urgjentisht ambasadorët sepse efikasiteti i diplomacisë së maqedonisë dhe imazhi i shtetit, nuk mund të dëmtohen për shkak të sjelljes destruktive të presidentit.
 
"Për shkak të sjelljes joserioze dhe të papërgjegjëshme të Gjorgje Ivanovit, 20 ambasada të Maqedonisë në botë, ende janë pa ambasadorë. Londra, Brukseli, Roma, Praga, Stokholmi, misioni I përhershëm I OSBE-së në Nju Jork, Gjeneva dhe Vjena, janë vetëm një pjesë e përfaqësive diplomatike që nuk kanë abasadorë. Kjo bllokadë evidente për emërimin e ambasadorëve, është një tjetër vërtetim se Ivanov punon kundër interesave të qytetarëve duke I sjellë dëm shtetit. Shihet qartë se Ivanov vepron vetëm kur duhet të abolojë kriminelët apo të bllokojë reformat që sillen në iteres të qytetarëve, duke u bllokuar ardhmërinë", tha Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.