Maqedoni

VMRO-DPMNE: Premtuat datë, na sollët "sallatë greke"

28.06.2018 13:55

Paaftësia diplomatike nuk mbulohet me domate akuzojnë nga VMRO...

Paaftësia diplomatike nuk mbulohet me domate akuzojnë nga VMRO, duke aluduar në deklaratën e ministrit Dimitrov se ofron paketë domatesh për të gjitha vendet që mbështesin antarësimin e vendit në BE. 
 
VMRO akuzon qeverinë se në vend që të kujdesej për rakoltën e sivjeme të domateve dhe plasmanin e saj në botë, i sollën Maqedonisë vetëm sallatën greke të cilën qytetarët e paguan me heqjen dorë nga emri Kushtetues. 
 
"Zoti Dimitrov, të rinjtë nuk kanë asnjë përfitim nga domate diplomacia juaj. Maqedonia mbeti pa identitet për shkak të paaftësisë suaj të cilën e kompensoni me joseriozitet total. E dimë që nuk keni lëvizur nga kariket tuaja, që të shikoi nga afër mundin e bujqve për të prodhuar një arkë domate dhe se nuk ju bëhet vonë për faktin që as vitin e ardhshëm ata nuk do të kenë plasman ose do ti shesin prodhimet e tyre me çmime jashtëzakonisht të ulta që nuk mbulojnë as harxhimet. Premtuat fillimin e bisedimeve por na sollët vetëm sallatën greke të paguar me emrin e Republikës së Maqedonisë", tha Filip Gjorgjiev, nga VMRO-DPMNE.