Maqedoni

Raporti revizor për 2017-n, ‘partitë politike në zonën e errët të financimit’

28.06.2018 14:23

Enti Shtetëror për Revizion në raportin e saj vjetor për vitin 2017–të konstaton se 11 subjekte...

Enti Shtetëror për Revizion në raportin e saj vjetor për vitin 2017–të konstaton se 11 subjekte politike gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016-ës kanë pasur në dispozicion mbi 3 milion e 700 mijë euro të ardhura, por për mbi 100 mijë euro kanë tejkaluar shumën për zgjedhje. Sipas revizorit Mijallçe Durgutov kjo vlerë e parave bie në shpenzimet të pa mbuluara nga ana e partive politike, duke i klasifikuar të njëjtat në zonën e erët sa i përket financimit.
 
“Pjesa më e madhe e shpenzimeve të kësaj fushate zgjedhore kanë të bëjnë me reklamim të paguar politik në vlerë prej 75.32 % nga shpenzimet e përgjithshme. Ju kujtohet që para një periudhe, katër apo pesë vjet kishim shuma më të mëdha sa I përket hapjes dhe mbylljes së llogarisë zgjedhore gjegjësisht se sa shpenzime kanë mbetur të pa mbuluara. Kushtimisht thënë kjo mund të shihet si përmirësim, pasië atëherë kishim shuma milionëshe të pambyllura", tha Durgutov.
 
Gjatë 2017-ës revizorët e entit kanë skenuar punën e 183 subjekteve. Për 12% prej tyre, ata janë përmbajtur në dhënien e mendimit që le të kuptohet se në këto institucione janë zbuluar një numër I madh I anomalive. 16 raporte revizore janë dorëzuar prokurorisë publike. Revizorët kanë konstatuar parregullsi edhe në 63 tenderë për furnizime publike.
 
MERALE ISMAILI