Maqedoni

Afati i dytë i regjsitrimit në sh.m, mjeksia, ekonomia, gjimnazet, të stërngarkuara

28.06.2018 14:46

Në shkollat e mesme publike u mbajt paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjstrimin e nxënësve....

Në Gjimnazin Zef Lush Marku dhe Shkollën e Mesme të Mjeksisë dhe atë të Ekonomisë, vendet e lira veç më janë plotësuar. Shkollat që vizituam sot, ishin bosh, sidomos në atë të mjekësisë, nuk ka më asnjë vend të lirë në paralelet shqipe. Nxënësit mendojnë se drejtimi i mjekësisë ju ofron më suhmë perspektivë
 
"E kam zgjedhur këtë drejtim se kam menduar se është më i mirë. Mund të jem mjeke dhe të shëroj të tjetër", nxënëse.
 
Edhe përkundër thirrjeve të MASH që nxënësit të orientohen në shkollat e mesme profesionale interesimi është i dobët.TVM2  vizitoi Shkollat e mesme profesioanle Marija Kiri, Boro Petrushevski dhe  Vllado Tasevski . Përgjegjësit  e këtyre shkollave sërisht me apel nxënësve që të regjistrohen në shkollat profesionale ku menjëherë mbas përfundimit, mund të gjejnë punë.
 
"Kemi sot nxënës të interesuar për drejtimin teknik teknik i kimisë teknologjike dhe procesve prodhuese përkëdhelës për persona të moshuar dhe sipas paraqitjes së nxëxnësve shpresoj të plotësohen këto drejtime", tha Vedat Mustafa, ndihmësdrejtor në sh.m “Maria Kiri".
 
"Nxënësit të orientohen në shkollat profesionale shkolla jonë ka teknik logjistik dhe ka ende 20 vende të lira dhe teknik komunikacioni ka poashtu 20 vende tëlira apeloj deri tek nxëxnësit shqiptar që të përzgjedhin këto drejtime sepse edhe punësimi është i lehtë", tha Zeqirja Zeqiri, ndihmësdrejtor në sh.m “Boro Petrushevski".
 
"Drejtimet që i kemi janë  komunikacion dhe elektro ku kemi 30 vende të lira apleli i nxënësve është të fokusohen te drejtimet profesionale se do kenë përparësi në jetë sepse afat në gusht nuk do ketë andaj të regjistrohen më tepër nxënës", tha Labinot Goca, përgjegjës në sh.m. “Vllado Tasevski”.
 
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen të premten. Nga MASH bëjnë të ditur se për paraqitjen e dytë shkollat kanë mundur ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të dhënë në Konkurs më së shumti deri 10 pikë, përveç për arsimin gjimnazial, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe drejtimin mjekësor.
 
Për nxënësit e klasave të nënta të cilët janë të orientuar drejt provimeve përmirësuese, provimit të vitit, provimeve për avancim të shpejtë, do të organizohet afat i dytë regjistrimi në gusht, në shkollat në të cilat do të ketë vende të lira pas afatit të qershorit. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e tretë do të jetë më 23 gusht.
 
FLUTURA LATIFI