Maqedoni
Sindikata e pavarur e arsimit: SASHK na detyron të paguajmë antarësinë
28.06.2018 15:41
Sindikata e pavarur e arsimit, akuzon Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,,

Sindikata e pavarur e arsimit, akuzon Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, se ka përfshirë në marrëveshjen kolektive për të punësuarit në arsim, direktivat që vlejnë vetëm për anëtarët e SASHK-ut.
Për të përfituar të drejtat nga marrëveshja kolektive, të punësuarit në arsim janë të detyruar të antarësohen në Sindikatë. Marrëveshjet kolektive nuk janë pronë personale e dikujt por duhet të vlejnë njësoj për të gjithë të punësuarit, pa marrë parasysh nëse janë ose jo anëtarë të SASHK-ut.
Me direktivat e reja të përfshira në marrëveshjen kolektive, të gjithë detyrohen të paguajnë atarësimin në SASHK për të përfituar të drejtat që rjedhin nga marrëveshja kolektive, thotë Tomislav Gievski nga SPA. Nga kjo sindikatë thonë se do të kërkojnë nga Gjykata kushtetuese interpretim të nenit 3 dhe 99 nga marrëveshja kolektive, dhe kërkon që në këtë cështje të përfshihet edhe Ministria e Arsimit dhe ajo për Punë dhe Politikë Sociale.
