Maqedoni

Samiti i NATO-s, Pendarovski: Jemi rekorderë për pritje, presim ftesë në korrik

28.06.2018 16:11

Maqedonia pret paralajmërim zyrtar nga selia e NATO-s që t’i jepet ftesa zyrtare në Samitin e ardhshëm të Aleancës që do të mbahet në Bruksel më 11 korrik...

Kështu theksoi koordinatori kombëtar i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski në Seminarin e 98-të ROS-ROT. Pendarovski potencon  se Maqedonia për këto vite ka arritur të tregoj nivel të lartë të rezistencës dhe të qëndrueshmërisë por ëhstë koha që pritjes ti vijë fundi.
 
“Presim paralajamërim zyrtar nga selia e NATO-së se do të na jepet ftesë në Samitin e radhës me 11 korrik. Pra presim për nesër një ftesë konkrete  nga sekretari gjerneral i NATO-së së bashku me kryemnistrin tonë që do ta publikojnë atë që pjesa më e madhe e qytetarëve tanë e presin me vite. Kjo do të jetë etapara e fundit  e asociimit tonë në Aleancë, duke pasur parasysh se jemi rekorder me Turqinë në pritje”, tha Stevo Pendarovski, koordinator i Maqedonisë për NATO.
 
Kryetari i Këshillit Euro Atlantik, Ismet Ramadani, thotë se përbërja e re parlamentare ndodhet para ngjarjeve historike për vendin.
 
“Kjo përbërjre paralamnetare ka një shancë historike, pra zgjidh kontestin shumëvjeçar me Greqinë, pret datën për fillimin e bisedimeve dhe  ftesën për në NATO. Dhe unë dua t’iu uroj se kjo punë thuajse po ndodh. Duhet të bëjmë çmos dhe defintivisht marrëveshjen e arritur me Greqinë ta zbatojmë, ta implementojmë”, tha Ismet Ramadani, kryetari i këshillit Euro-Atlantik 
 
Sesionet e sotme të seminarit iu kushtuan Vendeve-aspirante në NATO nga Ballkani Perëndimor me temë: Rruga për para, Reformat në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe nga Shkupi deri në Bruksel: hapat e ardhshëm në procesin euro-integrues. 
 
ZEKIRJA MEXHITI