Maqedoni
ASH akuzon Arifin: Rrugët në gjendje alarmante, ku i keni premtimet; Komuna e Tetovës: Akuzat, politikë ditore, ne i mbajmë premtimet
28.06.2018 16:24
Aleanca për shqiptarët dega e Tetovës, ka akuzuar kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifin...

Aleanca për shqiptarët dega e Tetovës, ka akuzuar kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifin, për gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore . Përmes 200 fotove, ata përkujtuan Arifin se gjendja e rrugëve është alarmante dhe premtimet e dhëna para banorëve, duhen mbajtur.
"Gjendja e infrastrukturës së rrugëve në Tetovë është alarmante, këto gropa janë në çdo lagje dhe në çdo vendbanim të Tetovës, qytetarët paguajnë rregullisht mirëmbajtjen e rrugëve nëpërmjet sigurimit të automjeteve të tyre, ndërkohë që paguajnë dhjetë fish më shumë për rregullimin e automjeteve që amortizohen gjatë vozitjes nëpër rrugët e shkatërruar të Tetovës", tha Altrim Mamuti, kryetar i degës së ASH-së Tetovë.
Nga komuna e Tetovës thonë se akuzat janë thjesht politikë ditore.
"Ashtu si gjithë institucionet e RM-ës, duhet të kryejnë fushëveprimin e vetë dhe punë e tyre edhe gastronomia duhet të kryejë punë e vetë, megjithatë zgjedhjet përfunduan rezultati ishte ai që është dhe normalisht partitë politike janë të lira të bëjnë aktivitete e tyre", tha ARMEND fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Nga komuna thonë se gjithcka që është premtuar, shumë shpejt do të realizohet.
VISAR SADIKI
