Maqedoni

Thirrjen publike për mbështetje financiare për kompanitë me buxhet të ulët

28.06.2018 16:39

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot ka paraqitur detajet për thirrjen e paralajmëruar për mbështetje financiare të kompanive ajrore me buxhet të ulët....

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot ka paraqitur detajet për thirrjen e paralajmëruar për mbështetje financiare të kompanive ajrore me buxhet të ulët, me kriteret për shpërndarje. Sipas tij kontrata e re pëe të dhënë një mbështetje financiare nga shteti për futjen e destinacioneve të reja nga aeroportet maqedonase duhet të nënshkruhet në gusht të këtij viti me një linjë ajrore që do të zgjidhet në thirrjen e njoftuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
 
"Sot ne shpallim thirrjen publike për mbështetje financiare për kompanitë me buxhet të ulët që do të ofrojnë destinacione të reja në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin Shën Pali Apostull në Ohër. Thirrja publike për mbështetje financiare zbatohet për një periudhë tre vjeçare nga viti 2018 deri në vitin 2021", tha Goran Sugareski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
 
Sipas tij, e gjithë procedura do të kryhet në mënyrë publike dhe transparente dhe qëllimi përfundimtar është rritja e trafikut ajror dhe ofrimi i destinacioneve tërheqëse për qytetarët sipas nevojave të tyre me çmime të pranueshme të biletave. 
 
"E gjithë procedura do të kryhet në mënyrë publike dhe transparente dhe unë ju siguroj se do të zgjedhim një kompani që do të dorëzojë ofertën më të mirë dhe do të përmbushë kriteret në përputhje me thirrjen publike. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë rritjen e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë dhe t'u sigurojmë qytetarëve destinacione sipas nevojave të tyre, çmime të pranueshme të biletave", tha Sugareski.
 
Siç është shpjeguar nga Sugareski, të gjitha linjat ajrore vendase dhe të huaja mund të aplikojnë për thirrjen, duke përfshirë linjën ajrore me kosto të ulët "Wizz Air", e cila në gjashtë vitet e fundit me dy kontrata ka marrë 9.5 milion euro nga subvencionet shtetërore.
 
SEDAT SELIMI