Maqedoni
Rasti “Arka", Grujevski gjykohet në mungesë, reagon mbrojtja
28.06.2018 16:59
Këshilli gjyqësor në rastin “Arka” ka sjellë vendim që të akuzuarit Goran Grujevski t’i gjykohet në mungesë...

Këshilli gjyqësor në rastin “Arka” ka sjellë vendim që të akuzuarit Goran Grujevski t’i gjykohet në mungesë, duke pasur parasysh se Gjykata Supreme në Athinë ka sjellë vendim kundër ekstradimit së të akuzuarit dhe me të njëjtën është ndërprerë paraburgimi i tij dhe është lëshuar në liri.
SPB Shkup ka njoftuar se Grujevski nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes. Paraprakisht, Gjykata konstatoi se Gjykata Supreme në Athinë ka sjellë vendim me të cilin pranohet ankesë formale dhe thelbësore të të akuzuarit dhe vendoset kundër ekstradimit dhe t’i gjykohet në IRJM.
“Me të njëjtin vendim ndërpritet paraburgimi i tij dhe ai lirohet nga burgu, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër. Gjykata konstaton se tek arsye janë theksuar aktakuzat për ‘Target-Fortesa’ dhe ‘Arka’", tha Xheneta Bektoviq.
Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale ishin ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.
Mbrojtësi i Grujevskit, Petar Vasilev kërkoi vendim me shkrim për vendimin, me qëllim që të realizojë të drejtën e ankesës.
Prokurori nga PSP, Artan Ajro tha se pas vendimit dhe prononcimit të avokatit Goran Grujevski se është qytetar i lirë e tërheq propozimin për ndarje të procedurës dhe kërkoi që t’i gjykohet në mungesë.
Avokati Vasilev, ndaj kësaj reagoi se propozimi është tejet i hershëm duke pasur parasysh se procedura e ekstradimit nuk ka përfunduar tërësisht.
“Vendimi nuk do të thotë edhe përfundim i procedurës për ekstradim. Ai përfundon me vendim të ministrit. Konsideroj se propozimi i këtillë është tejet i hershëm dhe kërkoj që Gjykata ta refuzojë”, deklaroi Vasilev.
Prokurori Ajro tha se Goran Grujevski, por edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq, nuk janë aboluar në këtë lëndë.
Të akuzuarit në rastin “Arka” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim dëm Buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.
FITIM KRYEZIU
