Maqedoni

Tusk pret vërtetim të “Po”-së, Zaev: Vendi ynë e meritoi datën

28.06.2018 17:37

Këshilli Evropian konfirmon datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë....

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pret që krerët e vendeve anëtare të BE-së do ta përkrahin vendimin e ministrtave të BE-së, të cilët të martën trasuan rrugën për hapjen e bisedimeve qasëse me Maqedoninë dhe me Shqipërinë, në qershor të vitit 2019.
 
“Të martën u bëra thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Evropian që të shprehin mbështetje unike për Marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, për çështjen e emrit.’-tha se Tusk pas takimit me kryeministrin Zaev, në prag të takimit të Këshillit Evropian.
 
“Në pak çaste pres që krerët e vendeve anëtare të BE-së do ta përkrahin këtë vendim. Kjo arritje e madhe nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin tuaj personal. Nuk do të ishte i mundur as pa hapat domethënëse të marra nga ana e qeverisë tuaj për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor në vendin tuaj si dhe zbatimin e reformave strukturore dhe arritjen e fqinjëve tuaj. Për BE-në si tërësi Marrëveshja e juaj me Bullgarinë për Miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe sëfundmi marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit, janë shembull për të tjerët në rajon se si të mbajnë marrëdhëniet me fqinjët", tha Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian.
 
Republika e Maqedonisë nga vend i robëruar e rrëmbyer nga një regjim, për vetëm një vit, bëri bëri kthesën dhe këtë e pranoi edhe Këshilli Evropian, tha Zaev. Sipas tij rruga e reformave dhe ndërtimi i shtetit tonë sipas rregullave evropiane është proces i pakthyeshëm të cilit BE i dha i impulsion e duhur me datën për bisedime.  
 
“Sot, këtu në zemrën e Evropës është konfirmuar lajmi i madh se Republika e Maqedonisë merr datën për fillimin e negociatave, në qershor të vitin 2019. Vendi ynë e meritoi këtë. Liderët e BE-së thanë PO, vendi e meriton këtë. Këshilli Evropian pranoi që Republika e Maqedonisë nga vend i robëruar, e rrëmbyer nga një regjim për vetëm një vit bëri bëri kthesën. Për vetëm një vit, RM është vend i ndryshimeve pozitive, i procesit dinamik të reformave, i inkluzivitetit dhe dialogut shoqëror. Me vullnet politik për zgjidhjen e kontesve me fqinjët dhe vision të shprehur qartë për të ardhmen e vropiane", tha Zoran Zaev.
 
Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga dy zëvendës kryeministrat, Shekerinska dhe Osmani si dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov po qëndron në një vizitë dy ditore në Bruksel ku do të marrë pjesë në Forumin Kran Montana. 
 
SHPËTIM NUREDINI