MAQEDONI

Tabela edhe në shqip në vendkalimet kufitare

02.08.2014 15:48

Tabelat fillimisht janë vendosur në disa pika kufitare për të vazhduar nëpër të gjitha pikat tjera, ndërsa përmbajtja e tyre është edhe në gjuhën shqipe........

Me qëllim që të mundësojë qarkullim sa më të lehtë dhe informimin e qytetarëve për të drejtat dhe obligimet e tyre gjatë kalimit të pikave kufitare Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka filluar me vendosjen e tabelave.

Tabelat fillimisht janë vendosur në disa pika kufitare për të vazhduar nëpër të gjitha pikat tjera, ndërsa përmbajtja e tyre është edhe në gjuhën shqipe.

“Doganat e Maqedonisë në fakt kanë fillu projekt për informimin e qytetarëve në lidhje me obligimet dhe të drejtat e tyre gjatë kalimit të pikave kufitare. Dje kishim startin e fushatës duke filluar nga aeroporti i Maqedonisë me crast nëpërmjet tabelave fllajerëve dhe ne aeroport nëpërmjet  monitorëve informojme qytetarët për të drejtat dhe obligimet e tyre gjatë kalimit të pikave kufitare. Në pikat kufitare që gravitojnë me R.K dhe R.Sh tabelat janë vendos edhe ne gjuhën shqipe. Përvec aeroportit pikat kufitare Bllacë dhe Qafë Thanë kurse pastaj vazhdohet ne Bllace, Jazhicë, Bllato dhe Shën Naum”  - konfirmoi për TVM 2 zv.drejtori i doganës, Lavdrim Veliu.

Tabelat për informimin e qytetarëve do të mbeten në shërbim të tyre ndërkaq fushata e doganave për informim nëpërmjet fllajerëve do të zgjasë dy javë. (Naim Ramadani, TVM2)