Botë

Samiti në Bruksel, kërkohet zgjidhje për çështjen e emigrantëve

28.06.2018 18:30

Migracioni dhe çështja e sigurisë kanë qenë temë kryesore në samitin e Këshillit të Ministrave në Bruksel...

Para fillimit të samitit kancelarja Merkel nga Berlini ka deklaruar se me çështjen e migracionit vihet në lojë e ardhmja e BE-së. Gjithsesi pret të arrihet konkluzë për këtë çështje me vendet anëtare të BE-së. 
 
"Do të bisedojmë për migrantët në Afrikë, por fillimisht nevojitet të bisedohet me vendet e BE-së. Do të flasim për FRONTEX –in, mbrojtjen e kufijve,  gjithsesi. Do të marrim mendime edhe nga vendet që pranojnë shumë rfefugjat, të cilët kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga ne", tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.
 
Edhe Franca ka ofruar bashkëpunim në mbrojtjen e kufijve të BE - së  dhe jashtë saj. Kemi një alternativë dhe ai është bashkëpunimi, ka thënë presidenti francez Macron. 
 
"Për pjesën time, unë do ti mbroj solucionet brenda BE-së, Shengenin me marrëveshjet aktuale si dhe modernizimin e tyre, punën jasht kufijve të Evropës dhe brenda Evropës. Me përgjegjësi dhe solidaritet  sipas parimeve udhëzuese", tha Emanuel Macron, president I Francës.
 
Zyrtarët e BE-së vlerësojnë se dy komponenta mund ta rregullojnë çështjen e migracionit. Bëshkëpunimi dhe rritja e kapaciteteve financiare. Kemi rezultatet por nevojitet akoma mbështje ka thënë diplomatja e BE-së, Federica  Mogherini. Kryetari i PE-së Taxhani kërkon të rritet financat në shtetet kufitare të Libisë.
 
"Unë kam sjell në këshill disa propozime. E para është të lëshohen më shumë mjete për vendet anëtare për fondin e mirëbesimit për Afrikën. Së dyti, unë propozoj për të përforcuar punën që bëjmë, në veçanti punën që bëjmë me rojet bregdetare të Libisë", tha Federica Mogerini, përfaqësuese e lartë për politikë të jahtme  dhe siguri.
 
 
"Duhet të bashkëpunojmë  mes vete sepse pa solucion për kufijt e jashtëm, Evropa dhe tregu I jashtëm do të jenë në rrezik. Për ëktë duhet të pubojmë shumë si dhe të vedosim për reformat I Dablinit", tha Antonio Tajani, kryetar I PE-së.
 
Samiti do ti vazhdojë punimet edhe nesër  ku të gjitha vendet anëtare të BE-së  do të vendosin për ardhmërinë e BE-së, eurozonën dhe sfidat tjera brenda saj. 
 
NERMIN MULAKI