Maqedoni

Dhuna në kuvend, gjykata vendosi, gjykimi fillon më 22 gusht

28.06.2018 18:53

Seanca e parë për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017-ës në Kuvendin e Maqedonisë është planifikuar për në 22 gusht 2018...

Ky është vendimi përfundimtar I Gjykatës Themelore Shkup 1 e cila informon se në periudhën në vijim janë caktuar 37 seanca në fazën kryesore. Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, tashmë janë duke u përgatitur urdhrat për të  arrestuarit në paraburgim shtëpiak, si dhe për palët e tjera të përfshira në këto gjykime.