Maqedoni

Me diell dhe më i ngrohtë, pasdite me mundësi për shi

29.06.2018 12:03

Moti në Maqedoni do të jetë më i ngrohtë, paradite me periudha me diell....

Moti në Maqedoni do të jetë më i ngrohtë, paradite me periudha me diell, ndërsa pasdite me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriperëndimore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 16, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri në 28 gradë Celsius.
 
UV-indeksi do të jetë 6.
 
Në Shkup moti do të jetë me periudha me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
 
Edhe të shtunën moti do të jetë më i ngrohtë, paradite me periudha me diell, ndërsa pasdite me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e diela do të jetë me diell, kryesisht mot stabil dhe i ngrohtë./Mia