Maqedoni

KE mbështeti fillimin e negociatave me RM-në

29.06.2018 12:25

Këshilli i Evropës mbreme mbështeti vendimin për fillimin e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë....

Shefat e shteteve dhe qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian e mbështesin dhe e përshëndesin marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Kjo si edhe marrëveshja midis Maqedonisë dhe Bullgarisë jep shembull të mirë që të tjerët në rajon t’i përforcojnë marrëdhëniet e mira fqinje, thuhet në konstatimet e seancës së mbrëmshme.
 
Këshilli i BE-së në nivel të ministrave të martën rekomandoi për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe me Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Të dyja vendet deri në hapjen e negociatave do të duhet të arrijnë progres në reforma.