Maqedoni
Marrëveshja për emrin, VMRO akuzon, LSDM e fton të reflektojë
29.06.2018 12:43
VMRO ka vazhduar edhe sot serinë e akuzave kundër nënshkrimit të emrit me Greqinë....

VMRO akuzon qeverinë se ndryshoi në mënyrë të përherëshme emrin e Maqedonisë, ndërsa nuk morri date peër bisedime. Kjo dëshmon se shlyerja e identitetit të shtetit dhe popullit maqedonas është mbulesë për paaftësinë, dëshira për prishje dhe kriminalitetin e kësaj qeverie.
Zoran Zaev e shiti shtetin, në plan të jashtëm dhe e shkatërroi për brenda, thonë nga VMRO sipas së cilës, Maqedonia me vullnet të lirë hoqi dorë nga vendimi I gjykatës së Hagës në 2011, e cila I dha të drejtë vendit tonë dhe vërtetoi se greqia nuk guxon të bllokojë fqinjin në antarësimin e tij në Nato. Sic thotë Gjorgjieski, maqedonia është pala e dëmtuar me këtë marrëveshje ndërsa humbësi I madh është populli.
Kanë reaguar edhe nga LSDM, nga e cila thonë se të paktën sot, opozita duhej të paktën të të përshëndeste lajmet e mira historike, të kumtuara nga Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe nga kryeministri Zoran Zaev. Flamuri maqedonas është flamuri që do të vendoset në direkun e 30-të në selinë e NATO-s. thuhet në kumtesën e LSDM-së.
