Botë
Nigeri, shpërthen cisterna e benzinës, 9 të vdekur
29.06.2018 13:27
Një cisternë benzine ka shpëthyer në qytetin më të madh të Nigerisë, Lagos, duke lënë të paktën nëntë të vdekur....

Më shumë se 50 automjete, duke përfshirë pesë autobusë, u përfshinë nga flakët. Autoboti u rrëzua në mes të autostradës, pasi nuk I funksionuan frenat.
Benzina filloi të derdhej nga autoboti dhe zjarri që shpërtheu, filloi të përhapej shpejt nga automjeti në automjet. Shpërthimet e cisternave të karburanteve, janë të zakonshme në Nigeri, prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë. Benzina transportohet nëpërmjet rrugëve të mirëmbajtura keq me mjete të papërshtatshme dhe të vjetëruara.
