Maqedoni
DASH: SHBA-të mbështesin vendimin e Ke-së për Ballkanin
29.06.2018 13:55
Departamenti shtetëror amerikan e përshëndeti vendimin e Këshillit të BE-së për të propozuar plan për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019....

Sipas DASH-it, me kete edhe njëherë Komisioni Evropian e konfirmon rëndësinë e Marrëveshjes së arritur me Greqinë. Departamenti amerikan thekson se plani i BE-së varet nga procesi i mëtejshëm në sfera të caktuara.
“Vendimi i Këshillit i thekson përpjekjet e fuqishme të cilat dy vendet i kanë ndërmarrë në zbatimin e reformave për harmonizimin e ligjeve të tyre me standardet e BE-së”, thekson Departamenti amerikan.
Më tej është sugjeruar se si mik dhe si partner i Maqedonisë, SHBA-ja i ndihmon Qeverisë së Maqedonisë për sukses në integrimin euroatlantik të vendit. “Kjo përfshin sundimin e ligjit, përmirësimin e qeverisjes së përgjegjshme, si dhe reforma në gjyqësi, shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike”.
Nga Departamenti amerikan i shtetit theksojnë se Shtetet e Bashkuara , e përshëndesin marrëveshjen e arritur mes dy paleve për zgjidhjen e çështjes së emrit. Marrëveshj, thonë nga departamenti amerikan, e forcon sigurinë rajonale, prosperitetin dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane të dy vendevethuhet ne kumtesën e DASH per Agjencine e lajmeve MIA.
MERITA GASHI
