Botë
Sulm me armë në “Capital Gazette” në SHBA, 5 të vdekur, disa të lënduar, kapet autori
29.06.2018 14:38
Një person i armatosur hapi zjarr drejt zyrave të “Capital Gazette” në Maryland të SHBA-së...

Nga ngjarja mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Policia thotë se ishte një sulm i planifikuar. Autori hyri në zyrat e gazetës me një shotgan dhe disa granata tymi. Sipas mediave amerikane autori i ngjarjes është Jarrod Ramos. Ai në 2012-n ka paditur gazetën për shpifje.
I dyshuari ishte fshehur poshtë një tavoline, kur u kap nga policia. Deri më tani nuk është konfirmuar motivi i sulmit që e çoi në vrasjen e 5 personave. Hetuesit po shikojnë gjithashtu edhe rrjetet sociale, përmes të cilave gazeta ka marrë disa kërcënime të dhunshme.
