Maqedoni
SASHK-u kundër SPASHK-ut: Nuk ka benefite, pa përmbushur obligimet
29.06.2018 15:01
SASHK ka reaguar ndaj akuzave të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë se marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm janë jokushtetuese...

Nga SASHK vlerësojnë se Kryetari i Sindikatës së pavarur të Arsimit, Tomisllav Gievski, manipulon me opinionin dhe paralajmëruan padi ndaj tij nëse nuk kërkon falje për akuzat ndaj SASHK-ut.
Nedellkov sqaroi se marrëveshjet kolektive vlejnë për nënshkruesit por sipas ligjit për mardhënie të punës ekziston mundësi që edhe sindikatet tjera t’i shfrytëzojnë beneficionet e kësaj marrveshjeje.
"Nëse do të përfitosh të drejtat nga marrëveshja kolektive duhet të kesh e dhe obligime njëlloj si anëtarët e tjerë të SASHK-ut që paguajnë anëtarësinë. Nuk mundet dikush të shfrytëzojë beneficione pa paguar për këtë qëllim , andaj edhe kjo sindikatë duhet të plotësojë obligimet dhe të paguajë për shfrytëzimin e marrëveshjes kolektive", tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Sindikata e Pavarur e Arsimit akuzuan SASHK-un se në marrëveshjen kolektive ka përfshirë edhe direktiva që duhet të vlejnë vetëm për antarësinë e tyre duke detyruar kështu të gjithë të puënsuarit në arsim të paguajnë atarësimin në SASHK për të përfituar të drejtat që rrjedhin nga marrëveshja kolektive.
Ata paralajmëruan ngritjen e nismës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 3 dhe 99 nga marrëveshja kolektive, dhe kërkuan që në këtë cështje të përfshihen edhe Ministria e Arsimit dhe ajo për Punë dhe Politikë Sociale.
FLUTRA LATIFI
