Maqedoni

Ligji për media, Selmani: VMRO bllokon miratimin e ndryshimeve

29.06.2018 15:45

Shoqata e gazetarëve akuzon VMRO-në opozitare se bllokon miratimin e ndryshimeve të ligjit për media, I cili është kyç për nsjen e reformave....

Kryetari I SHGM-së Naser Selmani tha se VMRO bllokimin e bën nëpërmjet debatit fiktiv në komisionin kuvendor për transport dhe lidhje, për të penguar ligjin i cili midis tjerash është më I qëndrueshëm ndaj ndikimeve politike dhe parashikon uljen e dënimeve ndaj mediave. Mungesa e vetme sipas Selmanit është financimi jo I qëndrueshëm i servisit publik dhe agjencisë së mediave.
 
“Është për tu habitur se nga 80 amendamentet e VMRO-së, asnjë nuk ka të bëjë me këtë mungesë kyçe të ligjit. Kjo tregon se preokupim kryesor i deputetëve të opozitës nuk është fati i RTVM-së por se si nëpërmjet stërzgjatjes së debatit ti mbrojnë ushtarët e tyre partiak në këshillin programor të RTVM-së dhe Këshillin e Agjencisë së Mediave", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
Selmani ftoi kryetaren e komisionit për transport dhe lidhje Liljana Zaturoska që javën e ardhshme të mbledh komisionin, ndërkaq deputetët opozitar të ndërpresin debatin e rrejshëm dhe të lejojnë kuvendin të votojë ndryshimet.
 
“Nëse nuk miratohen ndryshimet, shumica parlamentare do të duhet të marrë përgjegjësinë dhe të zh’bllokojë reformat në media. Nëse VMRO-DPMNE vazhdon me jokonstruktivitet, kërkojmë komisioni për zgjedhje dhe emërime të konstatojë ndërprerje të mandatit të tre anëtarëve të këshillit programor të RTVM-së dhe një anëtari në Agjencinë e Mediave, pasiqë gjatë përzgjedhjes së tyre nuk është respektuar procedura ligjore", tha Selmani.
 
Nese shumica parlamentare nuk vepron, sipas Selmanit do të vehet në pikëpyetje përkushtimi i sinqertë për miratimin e ndryshimit të ligjit për media dhe zbatimin e reformave.
 
MERAL ISMAILI