Maqedoni

KRRE vendosi: Çmimi i energjisë elektrike, ulet për 0.1%

29.06.2018 16:30

Komisioni rregullator i energjisë vendosi të ulë për 0.1 përqind çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët....

Bëhet fjalë për ulje minimale por nga KRRE arsyetohen se më hyrjen në fuqi të tarifës së lirë praktikisht cmimi I energjisë elektrike është ulur për katër përqind. Çmimi I ri i energjisë elektrike do të përllogaritet nga 1 korriku. 
 
"Çmimi i ELEM-it për prodhimin e energjisë eletkrike është zvogëluar për 3.39 për qind, tek MEPSO për shpërndarje zvogëlohet me 5.34 për qind, ndërsa tek EVN-ja për shpërndarje rritet me 2.59 për qind. Kur të llogaritet krejtësisht çmimi përfundimtar i konsumatorëve që janë në tregun e rregullt në Republikën e Maqedonisë, siç e kam paralajmëruar është ulur me 0.1 për qind, duke pasur parasysh se ky është vendimi i parë pas fillimit të tarifës së lirë vitin e kaluar", tha Marko Bislmilovski, kryetar i KRE-së.
 
Kjo është hera e fundit në këtë mënyrë për të përcaktuar çmimin e energjisë elektrike për qytetarët përpara se vendi të fut liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Tregu i lirë për qytetarët do të shpallet deri në mars të vitit të ardhshëm, kur përveç kompanive dhe qytetarëve, ata do të kenë të drejtën e zgjedhjes së kompanisë që do ti furnizojë me energji elektrike. 
 
Ata që nuk duan ndryshime, do të furnizohen nga një furnizues universal që do të përzgjidhen në një tender në shtator. Me rregullat e reja, autoritetet nuk presin ndryshime drastike në çmimin e energjisë elektrike, edhe pse kostot e reja janë shpallur për qytetarët.
 
SEDAT SELIMI