Maqedoni
Sektori civil: Transparencë në zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së
29.06.2018 16:48
Platforma e organizatave qytetare u rekomandon autoriteteve luftë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit....

Për këtë sipas tyre, nevoitet vullnet i fuqishëm politik, institucione efikase dhe transparente dhe pavarësim financiar të tyre, përforcim të kapaciteteve administrative, por edhe shoqëri të fuqishme e cila do ta ndjekë gjendjet dhe do të jetë e gatshme të reagojë.
Por për të luftuar korrupsionin vendit i duhet një trupë e gatëshme dhe e pakomproimis, për ta luftuar këtë dukuri në të gjitha nivelet. Për këtë nga Platforma kërkojnë përzgjedhje transparente të anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, masa për ndjekje të gjendjes pronësore të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, me pasqyrim historik, por edhe bashkëpunim me sektorin civil.
"Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, është ndër institucionet më të rëndësishmet në sistemin institucional për luftë kundër korupsionit. Fillimet e këtij institucioni kanë qenë shumë të mira, por për fat të keq, pas disa viteve ky institucion u shëndërua ndër institucionet me rezultatet më të dobëta. Gjithashtu ky institucion duhet të veprojë shpejt, e jo të lihen raste të paprocesuara të korrupsionit të lartë, siç ishte rasti me disa lëndë të cilat më pas I mori për shqyrtim PSP", tha Ana Deleva Janevska, platforma e organizatave qytetare.
Nga analiza e Platformës, vërehet se edhe përkundër angazhimeve deklarative për transparencë, vendi ka lëvizur shumë pak në rang-listën botërore të luftës kundër korrupsionit.
“Hulumtimi se sa janë të hapura dyertë e Qeverisë për Qytetarët, ka treguar se në këtë drejtim Qeverisë i mbetet edhe shumë punë për të bërë në drejtim të llogaridhënjes përballë qytetarëve.Maqedonia sipas sondazheve të disa institucione të huaja, renditet në vendin e 64, që tregon se në krahasim me dy vitet e më hershme ka përmirësim të vogël”, tha Dona Dimova, platforma e organizatave qytetare.
Transparenca duhet shtrirë në të gjitha nivelet, duke filluar nga qeveria, ministritë dhe komunat, ndërsa Kuvendi duhet në mënyrë efikase ta bëjë rolin e mekanizmit mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv. Edhe gjyqësori duhet të jetë transparent dhe profesional, me qëllim që të gjithë rastet e ngritura për dyshim për korrupsion të marrin epilog gjyqësor duke treguar se askush nuk mund të jetë mbi ligjet, porosisin nga sektori civil.
FITIM KRYEZIU
