83 dënime për vjedhje të energjisë

02.08.2014 16:04

Në 9 prej rasteve të dënuarit do ta paguajnë me dënim me burg për 1 vit, 23 të tjerë paguajnë dënim në të holla në një shumë të përgjithshme prej 4 milion denarësh......

83 qytetarë janë dënuar për vjedhje të energjisë elektrike vetëm në 6 muajt e parë të vitit. Ata janë kycur direkt në sistemin elektrik duke anashkaluar matësit, kanë manipuluar matësit e vendosur ose janë lidhur vetë pasi ekipet e EVN-së i kanë çkyçur nga rrjeti për shkak të faturave të papaguara.

Në 9 prej rasteve të dënuarit do ta paguajnë me dënim me burg për 1 vit, 23 të tjerë paguajnë dënim në të holla në një shumë të përgjithshme prej 4 milion denarësh.

57 qytetarë kanë marrë dënim  me kusht dhe nëse në  dy vitet e ardhëshme sërisht vendosin të cjedhin energjinë elektrike, do të përfundojnë pas hekurave për një vit të tërë. 25 milion denarë është dëmi i shkaktuar.

Por më shumë kanë pësuar fqinjët e tyre pasi për cdo kycje pa leje në rrjet, zvogëloyhet fuqia energjitike dhe shtohet rreziku për zjarre.