Maqedoni
Popovski: Lajmet e rreme, groposin vlerat demokratike
29.06.2018 17:02
Gjendja e mediave në Ballkanin Perëndimor, në bazë të raportit "Reporterët pa kufij", për fat të keq mund të pëshkruhet si shqetësuese dhe serioze....

Kështu e vlerësoi situatën e medaive në vend ministri pa resor, i angazhuar për transparence dhe llogaridhënie, Robert Popovski. Sipas tij, trendi i përhapur I dezinformatave, i njohur si “FakeNeës” si në nivel nacional e po ashtu edhe në atë lokal rrënjosë vlerat demokratike, si dhe aspirtatat euro-atlantike të rajonit.
"Lajmet e rremë nuk janë vetëm një frazë, por janë një realitet i ashpër. Është një efekt që ne e shohim çdo ditë në hapësirën mediatike, në një kulm ekstrem në hapësirën digjitale. Atje informaconet plasohen, shfaqen dhe zhduken shpejt, zakonisht pa lënë as edhe gjurmë duke mos përjashtuar këtu edhe titujt të projektuar posaçërisht për të qenë tërheqës për ti klikuar. Qëllimi I tyre shpeshherë është të diskreditojnë personalitete, komunitete, shoqëri e kështu me radhë", tha Popvoski.
Popovski thotë se praktika tregon se propaganda dhe lajmet e rreme shpesh kanë inkurajuar dhunë, brutalitet dhe sjellje agresive në shoqëri.
"Transparenca aktive në një vend është armiku më i madh i lajmeve të rreme dhe dezinformatave, kurse në fqinjësinë e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi aktiv me median është vendimtar, si kurrë më parë, për të shtypur trendet e keqinformimit agresiv. Dhe prandaj, ne si qeveri vazhdimisht kemi kërkuar atmosferë konstruktive dhe debat të hapur me qytetarët, pa frikë, kërcënime dhe presion për të parë pikëpamjet e tyre për çdo çështje", shtoi Popvoski.
Në përgjigje të pyetjeve që iu drejtuan për ndryshimet e situatës, Ministri Popovski tha se arsimimi i gjereratave është shumë i rëndësishëm dhe se kjo duhet të krijojë një kulturë të njohurive mediatike.
ZEKIRJA MEXHITI
