Maqedoni
Perspektiva e Ballkanit perendimor, Tusk- Junker: Kthesa u bë në sofje
29.06.2018 17:46
Ballkani dhe perspektiva e tij europiane, pa dyshim që ishte njëra nga konkluzat e samitit të Këshillit të Ministrave...

Ballkani dhe perspektiva e tij europiane, pa dyshim që ishte njëra nga konkluzat e samitit të Këshillit të Ministrave me çka edhe shefat e shteteve dhe qeverive të KE-së njëzëri përkrahën vendimin e Luksemburgut.
Krerët e Brukselit meritë të madhe në këtë drejtim i dhanë presidencës bullgare më BE. Kryetari i Këshillit të BE-së Tusk qartësoi se samiti i Sofjes dha rezultate për rajonin e Ballkanit, dhe me theks të veçantë kontriboi dukshëm në marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.
"Arritja kryesore është Samitit i Sofjes. Kjo ishte ide dhe iniciativë personale e Borisovit. Samiti i Sofjes dha rezultatin e saj. Isha skeptik në fillim për bashkëpunimin, por Borisov me optimizëm dhe energji na bindi dhe kishte qenë në të drejtë. Ndoshta në Bruksel nuk është aq e dukshme sa në rajon, por mjafton ti pyesni miqt tanë në Shkup dhe Athinë që ta kuptoni se në Sofje arritëm një kthesë shumë të veçantë politike sa i përket të ardhmes evropjane për të gjithë rajonin", tha Donald Tusk, kryetar i këshillit të BE-së.
"Reformë e madhe në presidencën bullgare ishte ndryshimi i qasjes së Ballkanit për prespektivë evropjane. Ka lënë performancë të mirë Bullgaria gjatë presidencës. E ka bërë mirë sepse ka qenë e vështirë kjo periudhë", tha Zhan Kllod Junker, kryetar i KE-së.
Presidenti bullgar Bojko Borisov tha se vendi I tij ka qenë në korniza me detyrimet dhe obigimet e marra nga BE si udhëheqese ne gjashtë muajt e kaluar. Për rajonin porositi të vazhdohet me perspektivë evropjane. Samiti diskutoi edhe tema tjera, kriza e migrantëve dhe BREX–it ishit temat më të nxehta.
Liderët e Bashkimit Evropian vendosën gjithashtu të vazhdojnë edhe për 6 muaj sanksionet ekonomike për Rusinë, për ta ndëshkuar këtë të fundit për agresionin e saj në Ukrainë.
NERMIN MULAKI
