Maqedoni

Dhuna në kuvend, 2 vjet e 10 muaj burg për Petre Zhezhovskin

29.06.2018 18:15

Pasi pranoi fajin për dhunën në kuvend më 27 prillin e viti të kaluar, gjykata vendosi të dënojë me 2 vite e 10 muaj burg....

Pasi pranoi fajin për dhunën në kuvend më 27 prillin e viti të kaluar, gjykata vendosi të dënojë me 2 vite e 10 muaj burg, Petre Zhezhovski, për sulmin ndaj truprojës së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Zhezhovski ishte ndër suluesit e parë të dhunshëm që  hynë në sallën e konferencës në Parlament, në të cilën gjendeshin deputetët e shumicës parlamentare dhe me grushte e ka sulmuar truprojën Sasho Tasevski. Ky është pranimi i tretë i fajit për “të enjten e përgjakur”.  Pas pranimit të fajit, më herët  dënim me burg iu shqiptua edhe Vasko Cungarevskit dhe Dimitar Popovskit.