Maqedoni

Rasti “Tanku”, Jankullovska sërish në gjykatë pas lehonisë

29.06.2018 18:28

Gjykimi ndaj ish ministres së brendëshme, Gordana Jankullovska, për rastin “Tanku” të ngritur nga PSP....

Gjykimi ndaj ish ministres së brendëshme, Gordana Jankullovska, për rastin “Tanku” të ngritur nga PSP, e që ka të bëjë me blerjen e mercedezit prej 600 mijë eurosh, do të vazhdojë më 29 gusht, psepse ish ministrja aktualisht gjendet në pushimin e lindjes.
 
Mbrojtja e Jankullovskës, sot në gjykatë paraqiti të gjithë dokumentacionin mjekësor. Deri në tetor, gjykatësja e lëndës, Dobrilla Kacarska, ka caktuar 25 gjykime për këtë rast. Seancat për ish ministren Jankullovska,  u ndanë nga ato të të dyshuarve të tjerë për shkak të shtatëzanisë së rrezikshme.
 
Për rastin ‘Tanku', ish ndihmës minisrti në MPB, GJoko Popovski, është dënuar tashmë me 6 vjet e 6 muaj burg, ndërsa ish kryeministri Nikolla Gruevski, si nxitës për kryerjen e veprës, u dënua me 2 vjet burg.