Maqedoni
Kremlini zyrtar: Maqedonia vendos vetë për NATO-n
29.06.2018 19:18
Kremlini zyrtar e kumtoi qëndrimin lidhur me afrimin e Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike....

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, deklaroi se hyrja potenciale e Maqedonisë në NATO është çështje për të cilën vendi vendos vetë.
“Kjo është çështje për të cilën vendos vetë Maqedonia. Ne I çmojmë dhe I vlerësojmë marrëdhëniet e mira me Maqedoninë, dhe jemi të interesuar që të njejtat ti thellojmë akoma më shumë. Qëndrim i Rusisë ndaj përafrimit të infrastrukturës së Aleancës drejt kufijve rus, është i njohur qartë. Ai mbetet i pandryshuar", ka deklaruar zëdhënësi i presidentit rus, Peskov.
