Marrëveshja, reformat dhe negociatat në 2019, Memeti: Nuk janë kushtëzime, por parakushte

30.06.2018 13:30

Dhënia e datës së kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE –në...

Dhënia e datës së kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE –në, është e arsyeshme për faktin se është paraparë që brenda një viti Maqedonia të mund t’i realizojë reformat dhe një fakt tjetër më kryesor, të mund ta kompletojë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, ku mes tjerash, pritet referendumi dhe ndryshimet kushtetuese. Kështu deklaron për TVM2, analisti politik, Ibrahim Mehmeti.

“Vetë fakti që është caktuar viti I ardhshëm si data e mundshme për fillimin e negociatave është përparim shumë i madh, sepse realisht në Maqedoni edhe të të thoshte dikush se ja prej nesër do të filloni bisedimet, nuk ka pas përgatitje,  sepse nuk është investuar aspak , ka shumë punë  për ekspertët. Së pari,  duhet të gjenden ekspertët dhe të fillojnë me punë. Për mua është më me rëndësi sepse praktikisht kemi marrë datë për fillimin e bisedimeve. Bisedimet nuk janë kushtëzime por parakushte që  duhet të plotësohen nga çdo vend pretendues për BE” – u shpreh analisti politik, Ibrahim Memeti.

REFORMAT E KËRKUARA, NEZIRI: NEVOJITET  NDIHMA E NDËRKOMBËTARËVE

Për të arritu kushtet e theksuara në konkluzën e KE –së nevojitet ndihmë e patjetërsueshme e ndërkombëtarëve, thekson analisti Xhelan Neziri. 

“Tanimë ka datë. Ajo datë është e kushtëzuar nga katër kushte.Unë mendoj se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një roli më aktiv të faktorit ndërkombëtar sepse duhet marrë parasysh se procesuimi i rasteve gjyqësore nuk varet nga pushteti, por nga gjyqësori. Reformat që kërkojnë 2/3 e votave nuk varen vetëm nga shumca parlamentare por edhe nga opozita. Pa nj angazhim më aktiv të faktorit ndërkombëtar nuk besoj se këto kushtet e parashtura në kumtesën e fundi të KE-së do të mund të realizohen deri në vitin 2019-të” – deklaroi analisti politik, Xhelal Neziri.

Nga Komisioni Evropian kanë njoftuar  se administrata e saj  po përgatit  terrenin e procesit të  screening-ut.  Nëse arrihen rezultatet e parapara me konkluzat e Luksemburgut, konferenca e parë ndër-qeveritare duhet të fillojë kah fundi i vitit 2019. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)