Sulm me armë në Tetovë, plagoset një polic, policia në kërkim të autorit

30.06.2018 13:40

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 në Tetovë...

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 në Tetovë, teksa policia ndërrmori një aksion për për arrestimin e 41 vjeçarit  G.E nga Tetova që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej 6 viteve për vrasje.

Policia u përpoq të arrestojë të shumëkërkuarin që gjendej në moment në një veturë  “Volksfagen Passat” si bashkëudhëtar.

Policët ndaluan makinën, por shoferi tentoi të largohej me shpejtësi, duke  goditur punonjësin e policisë. 41 vjecari më pas ka dalë nga makina dhe me armë ka qëlluar policët që përpiqeshin ta arrestonin.  Ai arriti të arratiset dhe policia po e kërkon. Polici I lënduar  është dërguar për ndihmë mjekësore në Klinikën e Tetovës.