Protesta në Rripin e Gazës, vriten dy palestinezë, mes tyre një 13 vjeçar
Dy palestinezë janë vrarë gjatë demonstratave të dhunshme....

Dy palestinezë janë vrarë gjatë demonstratave të dhunshme përgjatë Rripit të Gazës me Izraelin.
Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë dhe një 24-vjeçar vdiq nga plagët e shkaktuara me armë zjarri në këmbë dhe në bark, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.Sipas raporteve djali u qëllua pasi tentoi të shkatërronte gardhin kufitar.
Adoleshenti hodhi gurë shumë pranë gardhit para që të qëllohej. Rreth 5000 palestinezë protestuan në 5 pika përgjatë kufirit.Protestuesit djegën goma dhe sulmuan forcat izraelite me gurë. Një bombë u hodh tek një grup ushtarësh.
Mbi 100 njerëz raportohet se janë plagosur gjatë protestave nga gazi lotsjellës dhe hapja e zjarrit nga izraelitët.
