Ndërtohet rruga në Drenoc, investim nga mjetet e komunës së Tetovës

30.06.2018 16:08

Vazhdojnë punimet në lagjen Bllok katër të Drenocit të Tetovës....

Vazhdojnë punimet në lagjen Bllok katër të Drenocit të Tetovës. Rruga  ishte nevojë imediate e banorëve të zonës dhe ndërtimi i saj financohet me  mjetet vetanake të komunës. Banorët e kanë pritur gjatë kohë ndërtimin e saj .

“Kjo rruga që u hap tani këtu jemi të kënaqur, se është liruar një pjesë e lagjes fëmija shkojnë në shkollë nuk shkojnë nëpër baltë, por kjo nuk është e mjaftueshme por gradualisht se për një herë nuk bëhet asgjë” – tha kryetar i BL-Drenoc, Bajram Kuçi.

Kryearja e Tetovës, Teuta Arifi, thotë se rruga do të përfundojë së shpejti, sipas standardeve, pra do të ketë edhe trotuare dhe ndriçim publik.

“Punimet siç e shihni vazhdojnë me intensitet është fjala për rrugë me gjatësi prej 500 metrave gjerësi  e të cilës është 6 metra në dy anët e rrugës janë të parapara ndërtimi i trotuareve dhe pjesa ku do bëjë lidhjen me ujësjellësin dhe ndriçimin publik. Kjo është pjesë e buxhetit të  Komunës së Tetovës e paraparë në pikën buxhetore të punëve intervente, dhe ne kemi sasinë e mjaftueshme të mjeteve për të përfunduar këtë, dhe kjo do të përfundojë  mjaft shpejt” – u shpreh Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Shumë shpejt pritet të hapet edhe rruga e Ratajës, premton Arifi. (Visar Sadiki, TVM2)