Përurohet kompleksi i dëshmorëve në Porroj
Në këtë eveniment të pranishëm ishin ish udhëheqësit e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye kryekomandantin Ali Ahmeti......

Në varrezat e fshatit Poroj sot në mënyrë solemne u bë hapja e kompleksit memorial të Dëshomrëve të kombit.
Në këtë eveniment të pranishëm ishin ish udhëheqësit e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me në krye kryekomandantin Ali Ahmeti.
Pllakën përkujtimore të dëshmorëve e shpalosi Ali Ahmeti bashkë me Hazbi Likën, Hisen Xhemailin dhe kryetarin e SHVL-UÇK-së Fazli Veliun. Me këtë rast kreu i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu para të pranishmëve foli per rolin e UÇK-së, dhe per gjakun e derdhur te deshmoreve ne Luften e 2001.
Në emer te brigades 112 te UÇK-së qe mban emrin e deshmorit i cili dha jeten ne altarrin e lirise ne luften e ashper ne Koshare te Kosoves, foli komandant Qela i cili theksoi se dëshmorët e kombit duhet përkujtuar ndër breza pasi falë tyre sot shqiptarët gëzojnë lirinë.
Në këtë manifestim Kryetari i Shoqates se Veteraneve te Luftes se UÇK-së, Fazli Veliu per realizimin e kompleksit memorial ndau Mirenjohje familjes Xhaferi nga Bogovina , dhe perfaqesuesit te Xhamisë te fshatit Porroj te cilet jane kujdesur per mirembajtjen e varrezave te deshmoreve dhe simboleve kombetare. Perfaqsuesit e familjes Xhaferi nga Bogovina ne shenje falemenderimi iu nda dekorat te cilen ia dorezoi motra e deshmorit, Mujdin Aliu. (Miftar Emini, TVM2)
